Nëxnësit e kolegjit “Mehmet Akif”, i cili u mbyll nga qeveria pak ditë më parë, me arsyen se nuk plotësonte standardet, kanë dalë në protestë para ministrisë së arsimit.
Ata kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e kolegjit privat dhe nga Ministria kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
“Na shkatërruat çdo ëndërr që kemi krijuar në ambientet e shkollës ‘Mehmet Akif’.
Jemi kundër mbylljes së arsimit cilësor. Sot kuptova se çdo të thotë që të të prishin ëndrrat.
Anuloni mbylljen e ‘Mehmet Akif’”, kanë thënë nxënësit para ministrisë.
https://www.facebook.com/blueledED/