Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj 40-vjeçarit .
Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.
I njohur ndryshe edhe si “Visi i Garave”, sipas policisë 40-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten si dhe e ka kanosur me armë zjarri.
