Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e premte ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë në qarqe.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste, ndërkohë që karakteri i tij do të jetë takim organizativ politik dhe elektoral.
Mbledhja vjen pas takimit dy ditor që kreu i qeverisë zhvilloi në qytetin e Pogradecit.
