📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Arrestohet arme pa leje

Një tentativë për shitjen e një arme zjarri është goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Price”. Blutë kanë ndërhyrë pas marrjes së informacionit se një person po udhëtonte nga Kruja drejt Tiranës, duke transportuar një armë zjarri me qëllim shitjen e saj.

Në kuadër të operacionit, në zonën e “Kthesës së Kamzës”, u ndalua automjeti me të cilin lëvizte N. D., 26 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë, e cila dyshohet se ishte siguruar dhe po transportohej drejt Tiranës për t’u shitur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti me të cilin lëvizte 26-vjeçari dhe telefoni i tij celular.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights