📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
MixCollage 24 Aug 2026 08 48 AM

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Tepelenë, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje në seri.

Si pasojë e aksidentit, një person ka marrë dëmtime të lehta. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Fierit dhe, pas marrjes së trajtimit, është larguar nga spitali.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Përplasja ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa për disa minuta është vështirësuar qarkullimi në këtë aks rrugor. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights