📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
776627913 1409715423855360 3840299911433124731 n 696x464

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar lidhur me arrestimin në flagrancë të 62-vjeçarit pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Mirditë.

Lamallari shprehet përmes një reagimi në rrjetet sociale se “një 62-vjeçar që kishte ndezur 6 vatra zjarri dhe kishte precedentë të mëparshëm në zjarrvënie u evidentua dhe arrestua në vendngjarje nga Policia e Mirditës”.

Ai deklaron se “ne po ndjekim çdo zjarrvënës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje që ligji të zbatohet me forcën e plotë ndaj tyre. Drejtësia duhet t’i shkojë deri në fund”.

“Krahas apelit për drejtësinë që të bëjë drejtësi në mbrojtje të jetëve të banorëve dhe forcave që rrezikojnë në terren, pronës private dhe pasurisë publike, thirrja ime shkon dhe për qytetarët: mos lejoni ndezjen e zjarreve qoftë dhe nga pakujdesia dhe mos toleroni ata që e bëjnë këtë”, apelon ministri i Brendshëm.

Ai u kërkon qytetarëve që të raportojnë në numrat 129 dhe 112 dhe të denoncojnë në Polici këdo që vë në rrezik jetën dhe pronën e tyre.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights