📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Adele

Përveç miliona admiruesve që ka në mbarë botën, Céline Dion ka mes tyre edhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës sot, Adele, e cila nuk e ka fshehur aspak admirimin për legjendën kanadeze.

Në një profil të kushtuar Céline Dion në Harper’s Bazaar, Adele foli për ndikimin që këngëtarja kanadeze ka pasur në karrierën dhe muzikën e saj.

“Dashuria ime për baladat është padyshim një trashëgimi e drejtpërdrejtë prej saj”, u shpreh Adele.

Dy këngëtaret kanë ndarë edhe momente të veçanta ndër vite. Në ceremoninë e 59-të të çmimeve Grammy, në shkurt të vitit 2017, ishte pikërisht Céline Dion ajo që i dorëzoi Adele çmimin “Kënga e Vitit” për hitin e saj “Hello”.

“Është dramatike… dhe mua më pëlqen të jem një drama queen”, tha me humor Adele për muzikën e Dion.

Sipas People, dy superyjet u takuan në një moment të rrallë në tetor të vitit 2024, kur Céline Dion ndoqi një nga koncertet e Adele në Colosseum të Caesars Palace, në Las Vegas.

Kur e pa Céline Dion mes publikut, Adele u përlot dhe zbriti nga skena për ta përqafuar.

Pas takimit, Adele ndau një mesazh emocionues në Instagram, ku shkroi se kishte performuar në sallën e Dionit për gati dy vjet dhe se ajo sallë ishte “i vetmi vend” ku kishte dashur të këndonte në Las Vegas, pikërisht sepse ishte ndërtuar posaçërisht për idhullin e saj.

“Të dua shumë, shumë. Fjalët nuk do të mund të përshkruajnë kurrë se çfarë do të thotë për mua, apo çfarë do të thotë fakti që erdhe në koncertin tim”, shkroi Adele.

Ndërkohë, Céline Dion po përgatitet për rikthimin e saj në skenë në Paris, ku koncertet pritet të nisin muajin e ardhshëm dhe të vijojnë deri në maj të vitit 2027

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights