📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1786436388xauto 640 0 1786271137xauto flake11786263754 2821786434266

24 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa 7 vijojnë të jenë aktive. Qindra forca, mjete zjarrfikëse, helikopterë dhe avionë “Air Tractor” janë angazhuar për izolimin e flakëve.

Vatrat kryesore janë në Malin e Dajtit, Dibër, Mat, Mirditë dhe Pukë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, situata po mbahet nën kontroll dhe aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi:

Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 2 janë në monitorim.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 472 forca operacionale dhe 28 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 129 efektivë, 3 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor. Aktualisht në terren operojnë 140 efektivë të FA, 1 automjet zjarrfikës, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat aktive dhe angazhimi kryesor:

* Mali i Dajtit, Tiranë – situata vijon të mbahet nën kontroll, megjithëse vatra mbetet aktive në të dyja anët e kreshtës. Sot operacioni për izolimin vijon me forcat operacionale, të mbështetura nga 50 efektivë të FA dhe 1 helikopter i Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Vakumone, Tiranë – situata është nën kontroll dhe vatra e izoluar, pa rrezik për zonat e banuara. Priska vijon në monitorim.

* Gurë-Lurë, Dibër – vijon një nga operacionet më të mëdha, me 180 forca bashkiake, 14 policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave. Sot vijon operacioni për izolimin e vatrës dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmës, Dibër/Bulqizë – zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe mbetet aktiv drejt Selishtës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Bruç, Mat – vijon operacioni në një terren shkëmbor dhe të vështirë, sot i përforcuar edhe me 30 efektivë të FA. Nuk ka rrezik për banesat.

* Lufaj, Mirditë – vatra është aktive, por me intensitet të ulët dhe avancim të lehtë. Në operacion janë angazhuar MZSH, Policia, Shërbimi Pyjor, forcat bashkiake dhe banorët, të mbështetur nga 1 helikopter, 2 automjete zjarrfikëse të FA dhe 9 efektivë ushtarakë.

* Fushë-Lajë, Pukë – vijon operacioni në terren të vështirë, ku era ka favorizuar përhapjen drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit. Sot janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 9 efektivë MZSH, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca vendore, 15 vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 2 helikopterë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në përgjithësi, situata vijon të menaxhohet me një angazhim të konsiderueshëm të kapaciteteve tokësore dhe ajrore, me prioritet izolimin e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Në disa zona vatrat janë tashmë nën kontroll ose të izoluara, ndërsa nuk raportohet rrezik për banesat në vatrat kryesore aktive.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights