Aksident në Durrës, 66-vjeçari përplaset nga një automjet te vijat e bardha në Plazh.
Rreth orës 10:30, në lagjen 13 në Durrës, një 26-vjeçar dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte një 66-vjeçar që po kalonte te vijat e bardha.
I dëmtuari është transportuar në spital, por ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
