📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1000 0 img 2681 6a82c93bf1eab

Policia e Shtetit finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Fundi i Arratisë”, duke bërë të mundur arrestimin në Krujë të shtetasit Ylli Zalla, i cili konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Përmes një reagimi, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përgëzoi strukturat e Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për finalizimin me sukses të operacionit policor “Fundi i Arratisë”, për kapjen e një personi shumë të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, shkruan ministri.

Sipas tij, operacioni u zhvillua nga Forcat Speciale RENEA, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, strukturat operacionale të DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë.

“Gjatë operacionit, në Krujë, u kap personi shumë i kërkuar Ylli Zalla, i cili i shmangej drejtësisë dhe tashmë është arrestuar nga Policia e Shtetit”, theksoi Lamallari, i cili ndau në rrjetet sociale edhe pamje nga momenti i arrestimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights