Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët e Gramshit, ka sqaruar episodin e së enjtes në seancën plenare, ku ai u ul në krahun e deputetëve socialistë.

Berisha tha se ulja e tij në ndenjëset e socialistëve ishte e qëllimshme, për tu treguar rilandasve se opozita është zëri i vërtetë i qytetarëve dhe forca e vetme politike që trajton shqetësimet dhe problemet e shqiptarëve

“Ndaj dhe një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë. Jua thashë në platformë.

U ula këtu për t’ju thënë socialistëve se; zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë.

T’ju bëj një pyetje juve? Çfarë zgjidhi Gjiknuri në këtë rreth? Vodhi votat dhe ja mbathi.”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights