Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Tifozët kuqezi shpresonin shumë të shihnin Armando Brojën në versionin e tij shpërthyes, por talenti shqiptar nuk ishte në ditët e tij më të mira, aq sa në sfidën kundër Islandës, Edy Reja i rezervoi stolin.

Pavarësisht paraqitjeve jo pozitive me fanellën e Kombëtares, Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, ndërsa së fundmi po përforcohen edhe më shumë zërat për një interesim nga ana e Milan.

Milan

Maldini dhe pjesa tjetër e stafit drejtues janë të bindur se nuk mund të shkojnë shumë gjatë me dyshen Giroud-Ibrahimovic, nuk ofrojnë garanci as Rebic dhe Origi, për ketë arsye po studiojnë tregun për të gjetur një sulmues të ri. Armando Broja është një profil që Maldini e pëlqen shumë, ndërsa vlera e tij e kartonit shkon deri në 30 milionë euro.

Mbetet për tu parë se si do të evoluojë forma e Brojës deri në fund të këtij sezoni, ku një rol përcaktues pritet të ketë edhe trajneri i ri i Chelsea.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights