Një makinë, e pajisur me impiant gazi ka shpërthyer në flakë sonte në 5 gusht në zonën e njohur si Kupola në Laprakë.
Siç raportohet personat që ishin në automjet nuk kanë marrë dëmtime.
Shoferi dhe pasagjerët kanë konstatuar se është rritur temperatura e makinës dhe kanë dalë menjëherë nga makina.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësit, që kanë shuar flakët. Zjarri ka shkrumbuar totalisht automjetin, duke lënë vetëm pjesët metalike të makinës.
Policia, me anë të një reagimi për mediat ka dhënë detaje nga ngjarja. Efektivët shprehen se gjithçka ka ndodhur nga një defekt teknik.
“Tiranë/Informacion paraprakMë datë 05.08.2026, rreth orës 22:10, në rrugën “Dritan Hoxha”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë, gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin D. L., 61 vjeç.Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.