Burime bëjnë me dije se brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim, djali Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta. Në vijim, policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar.



Policia e shtetit doli duar bosh nga shtëpia e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, në përpjekjen e radhës për të kapur dhunuesit e dy kushërinjve Jashar dhe Bilbil Maja në një lokal në Fushë-Krujë.

Pak ditë më parë, efektivë të shumtë policie zbarkuan në shtëpinë e Rrajës me një vendim gjykate që autorizonte kontrollin e imtësishëm, menjëherë pasi ai kishte lënë mandatin e deputetit.

Por brenda banesës së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme dhe as personat e shpallur në kërkim, djali i tij Rexhep Rraja, vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

ne vijim policia ka kryer edhe kontrolle të tjera për arrestimin e tyre, por asnjëri nuk është lokalizuar. Aktualisht të gjithë figurojnë brenda vendit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një largimi në mënyrë të jashtëligjshme.

Mesditën e 6 korrikut, anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por pas ngjarjes gurorja u bllokua. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka lënë në burg 3 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights