U zhvillua sot prezantimi i shërbimit satelitor në Republikën e Shqipërisë, ku edhe është nënshkruar kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit “Satellogic USA I

Ministri Niko Peleshi në një komunikim për mediat bëri me dije se 2 satelitë do t’i bashkohen flotës. Gjatë fjalës së tij Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale.

 

“Sot do nënshkruhet kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtës dhe teknologjisë. Kontrata ka vlerën 6 milionë dollarë.

Konstiton në përdorimin e dy satelitëve për monitorimin e territorit të Shqipërisë, si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë.

Shqipëria do të ketë akses të dedikuar në dy satelitët që pritet t’i bashkohen flotës.

Satelitët do të quhen Albania 1 dhe 2. Kjo do ti mundësojë Shqipërisë marrjen e imazheve satelitore.

Do të merret informacion në lidhje me të gjitha rrethanat, kushtet meteorologjike, operimi i të gjitha mjeteve ajrore. në fushën ushtarake përdorimet janë të shumta. Satelitetët do të japin imazhe në kohë reale.

“Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur.

Monitorimi i burimeve  ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit”, tha Peleshi, duke shtuar: Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme.

Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do të kenë nevojë”.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights