📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Në Podgoricë të Malit të Zi janë duke u bërë disa bastisje, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit, për veprën penale të spiunazhit. Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga prokurori special i këtij vendi, Vukas Radonjiq.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe me urdhër të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, policia po kontrollon banesat dhe hapësirat e tjera të disa qytetarëve, për shkak të dyshimit të bazuar se janë kryer veprat penale: krijim i organizatës kriminale dhe spiunazh. Deri më tash nuk është arrestuar askush”, tha Radonjiq.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e mirëpriti veprimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit, duke thënë se “bëhet fjalë për një aksion ndërkombëtar”. Sipas tij, ai po realizohet me partnerët e Malit të Zi dhe ka qëllim “ruajtjen e interesave kombëtare”.

Më herët, e përditshmja malazeze, Vijesti, duke cituar të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (ANB), njoftoi se në Podgoricë janë arrestuar disa shtetas malazezë, nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus.

“Një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB-së, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB-ja”, raportoi Vijesti. Duke u thirrur në një burim të paidentifikuar, “Vijesti” po ashtu shkroi se aksioni i ANB-së dhe Prokurorisë Speciale “është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente”./rel

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights