Policia ka vënë në pranga pronarin e magazinës së fishkezjarrëve në Shkozet, pasi 38-vjeçari ndezi zjarr për djegien e kartonave dhe barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit, duke shkrumbëruar pronën e tij
Një veprim rutinë, u kthye në një zjarr me pasoja jo vetëm për subjektin, po për një qytet të tërë.
Flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë magazinën në Shkozet, ndërsa policia njoftoi se vuri në pranga autorin e dyshuar.
I arrestuari është identifikuar nga policia si shtetasi Admir Ndoja, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa kartonave dhe barishteve pranë magazinës së marrë. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Ndezi zjarr për djegien e barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe përfshinë një magazinë, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
