📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 29 770x433

Propozimi i mazhorancës për reformën administrativo-territoriale ka sjellë reagime të forta në Klos, ku administrata vendore dhe qytetarë kanë dalë në protestë kundër planit për bashkimin e bashkisë me Matin.

Punonjësit e Bashkisë Klos kanë bojkotuar punën, duke kundërshtuar përfshirjen e qytetit në procesin e riorganizimit territorial.

Qytetarët shprehen kategorikisht kundër bashkimit, duke argumentuar se një vendim i tillë do të dëmtojë shërbimet dhe zhvillimin e zonës.

“Jemi kundër bashkimit. Kam punuar që në vitin 1992 këtu dhe jam shumë e kënaqur me arritjet e Bashkisë Klos. I bëj thirrje deputetit të ngrejë zërin në Kuvend, sepse votat nga ky popull i mori”, u shpreh një qytetare.

Një tjetër protestues deklaroi: “Në mënyrë kategorike jemi kundër bashkimit. Edhe pse vendimi ende nuk ka marrë fuqi ligjore, qëndrimi ynë është i qartë. Bashkia Klos duhet të vijojë të jetë bashki më vete. Punonjësit që sot kemi bojkotuar punën do të vazhdojmë të kundërshtojmë shkrirjen”.

Banorët argumentojnë se largimi i qendrës administrative do të krijojë vështirësi për qytetarët dhe do të ndikojë negativisht në ofrimin e shërbimeve publike.

“Ky është një humbje e madhe për qytetin. Protestat do të vijojnë, sot pasdite në Klos dhe pse jo edhe në Tiranë”, u shprehën protestuesit.

Një prej qytetarëve përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke deklaruar: “Rama na e preu biletën e varrimit pas 8 muajsh. Rama po na shkel me këmbë. Nëse nuk ndryshojnë mendjen, me aq lekë sa kushton rruga për në Burrel, shkojmë në Tiranë, bashkohemi me flamingot dhe protestojmë atje”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights