⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Arrestohen nga policia greke dy shqiptarë 30 dhe 36 vjeç ne Glifadha te Athinës pasi akuzohen për trafik kokaine Athinë-Korfuz.

Në kuadër të veprimeve të policisë greke për kapjen e tregtarëve-trafikantëve të drogës dhe pas hetimit të informacionit në lidhje me veprimin e dy shqiptarëve në trafikimin e sasive të kokainës për persona të ndryshëm në zonën e gjerë të Atikës dhe në ishullin e Korfuzit, të akuzuarit u identifikuan dhe u vërtetua veprimtaria e tyre kriminale.

Gjatë kontrollit të automjetit të tyre me të cilin po udhëtonin drejt Korfuzit, u gjet dhe sekuestrua 500 gram kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin dy shqiptarët, u gjet dhe u sekuestrua një dozë me 0.5 gram kokainë, 1900 euro dhe 3 celularë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights