Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat foli për arrestimin e Ermal Beqirit në Francë, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bashkëpunuar me krimin.
Ai gjithashtu theksoi se Ergys Agasi është “kryemafiozi i Shqipërisë”, ndërsa shtoi se AKSHI ishte kthyer në pronë private të kryeministrit Rama.
Arrestimi në Francë i Ermal Beqirit, si familjarit të Edi Ramës, Linda Ramës, dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryemafiozit të Shqipërisë Ergys Agasi, dëshmon rrezikshmërinë që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Europën. Ergys Agasi për muaj të tërë, më 24 prill të 2026 denoncova se Agasi e Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar. E vërteta është se në muajin prill Agasi ka blerë dy avionë personal në Austri, blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligj ndër më të konsoliduarit. Jo vetëm ka blerë avion në Austri, por në qershor ka regjistruar në Slloveni njërin nga avionë dhe biznesin e tij dhe gjatë këtyre muajve janë vërtetuar një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE. Pra më 24 prill n denoncuam se Agasi dhe Ermal Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra dhe 4 muaj më vonë nuk ishin. Agasi është i qetë dhe drejton aktivitetet e tij herë nga Durrësi herë nga Surreli herë nga Manza. Kurser Beqiri, ka përvetësuar 200 mln euro nga AKSHI i lindave, Lindës së AKSHI-t dhe Lindës së Surrelit që kontrollonte AKSHI-n. Ky është suksesi që reklamonte Edi Rama me propagandë. Kriminelin Ermal Beqiri e paraqiste si historinë e suksesit….”, tha ai.
