Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë publike kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtetërore 2026.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kumbaro u bëri thirrje maturantëve që nuk kanë arritur të përmbyllin provimet gjatë sesionit të qershorit, të përgatiten me përkushtim për provimet e vjeshtës.
Sipas kalendarit të publikuar, provimet do të zhvillohen në këto data:
- 24 gusht 2026 – Gjuhë e Huaj;
- 27 gusht 2026 – Gjuhë Shqipe dhe Letërsi;
- 31 gusht 2026 – Matematikë;
- 3 shtator 2026 – Provim me Zgjedhje.
“Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj”, shprehet ministrja Kumbaro në mesazhin e saj drejtuar maturantëve.
Sesioni i dytë i Maturës Shtetërore u jep mundësi maturantëve që nuk kanë kaluar ose nuk kanë zhvilluar provimet në sesionin e parë të përmbushin detyrimet për përfundimin e arsimit të mesëm.
