📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
6a3bafe60ae75kryemadhi

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës e procesit gjyqësor në ngarkim të Ilir Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhit.

Gjyqi ndodhet në fazën e parashtrimeve, ku ish-deputetja Kryemadhi lexoi kundërshtitë e saj mbi aktakuzën e SPAK.

Ish-kreu i shtetit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë pretenduar se provat janë marrë në mënyrë të paligjshme duke goditur vlefshmërinë e tyre.

SPAK pretendon se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit.

Këto pretendime të SPAK, Kryemadhi i kundërshtoi duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional dhe nuk provojnë asnjë ndikim të paligjshëm apo favorizim.

Sipas Kryemadhit, një pjesë e komunikimeve, konkretisht ato të të datës 11 prill me Adrian Shatkun janë shkëputur nga kronologjia dhe janë paraqitur në mënyrë selektive nga prokuroria.

Parashtrimet dhe replika e Kryemadhit me gjyqtarin Erion Bani

Kryemadhi: Jemi në faqen e 46 të akuzës. Jam e detyruar të bëj analizë shkencore, ku akuza bën interpretime të ndryshme. Janë disa komunikime.  Rezulton kjo fjali: U firmos dhe u shpërnda te të gjithë ministrat. Shatku thotë: Urime. Sipas akuzës ky mesazh quhet provë. Kjo nuk u miratua, atëherë akuza nuk duhet të ekzistojë. Këto komunikime lexohen në rend kronologjik, nuk provojnë ndikimin e paligjshëm politik. Mesazhi i datës 11 prill, organi i akuzës citon komunikimet me Adrian Shatkun. Mesazhet janë nxjerrë nga konteksti. Në 167 emaile që Adrian Shatku ka me mua, 4 janë përdorur nga akuza, të tjerat nuk kanë lidhje. Janë 70 faqe vetëm fibrën optike. Provat shkresore nuk vërtetojnë ndërhyrje. Organi i akuzës më numëron qimet e shtëpisë dhe mi nxjerr në media. Nëse kam vetëm 4 e-maile të Adrian Shatkut, do i lexoj edhe gjithë të tjerat.

Gjyqtari Bani: Këtu nuk flitet për gjithçka bëni ju, vetëm për objekt i gjykimit. Jo çdo lloj komunikimi që keni pasur ju në jetën tuaj.

Kryemadhi: I bie të rrimë 45 vjet ne këtu. U them vetëm për fibrën optike organi i akuzës ka përdorur 65 mesazhe. Përderisa jam në akuzë do i përmend.

Gjyqtari Bani: Mund të jeni më të përmbledhur.

Kryemadhi: Zoti gjyqtar, e përmbledhur është. Duke parë dosjen vetë, çdo ditë rezulton nga një provë e keqinterpretuar. Jam llahtarisur, të çohet drejtori juridik që është ambasador sot, në një nivel katastrofik, gjobaxhi. Kërkoj falje sinqerisht. Është procesverbali për mënyrën sesi kemi funksionuar.

Ndërsa, Ilir Meta ka kërkuar sërish përmes avokatit që seancën ta ndjekë jashtë kafazit të xhamtë, por kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtari Erion Bani.

Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish-çiftin Meta-Kryemadhi për: fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën masën e “detyrimit për paraqitje”.

Më 13 korrik, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 19 vite burg në total për 3 bashkëpunëtorë të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, por në përfundim pezullimin e dënimeve dhe konvertimin e tyre në 5 vite shërbim prove.

Bëhet fjalë për nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, Ema Çokun dhe ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixho.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights