📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1765444861 adnanxholi

Prokurori i SPAK, Adnan Xholi është personi i parë, i cili ka dorëzuar dokumentacionin për të garuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.

Kandidatura e tij tashmë i është dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), i cili do të vijojë procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve për drejtimin e organit të akuzës.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë.

Më pas, KLP-ja deri më 14 gusht do të verifikojë nëse kandidatët që shprehin interes, i plotësojnë kushtet ligjore.

Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.

Gara për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme vjen pasi drejtuesit aktual Olsian Çelës i përfundon mandati në muajin dhjetor.

Posti i Prokurorit të Përgjithshëm ka një mandat 7-vjeçar, i cili nuk mund të rinovohet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights