📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 47 1024x397

Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore është mbledhur sot për të adresuar disa nga çështjet, të cilat shqetësojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, ku të pranishëm janë dhe ekspertë zgjedhorë, përfaqësues institucionesh si dhe përfaqësues të BE-së.

Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni, Damian Gjiknuri, e mori fjalën i pari, ndërsa u shpreh se çështja e përdorimit të burimeve njerëzore në fushata elektorale ka qenë e debatueshme, por shtoi se në këtë pikë, Shqipëria ka bërë hapa para, por gjithsesi ka vend për të përmirësuar.

Ky aktivitet ka një rëndësi të veçantë, pasi flet për një nga temat që përgjithësisht ka qenë e debatueshme për sa i përket rolit të burimeve njerëzore dhe shtetit, por dhe ndikimit e tyre në fushatat zgjedhore. Patjetër ka pasur debate në lidhje me to, Shqipëria ka marrë disa masa legjislative, madje për mendimin tim, ky është mendim personal, ka bërë kufizime të tilla që pak shtete i kanë në Evropë sa i përket çështjes së ndalimit të aktiviteteve publike që potencialisht mund të ndikojnë në fushata zgjedhore. Reforma e 2020 solli disa standarde të reja, sa i përket kufizimeve dhe i dha një rol KQZ, shoqërisë civile, por edhe organeve të tjera për të monitoruar aktivitetet publike dhe se si ato mund të kenë efekt në fushata zgjedhore.  Gjithsesi, nisur dhe nga kritikat e vazhdueshme dhe sugjerimet e ODIHR, këtu mund të ketë dhe ka vend për të përmirësuar. Duhet të kufizojmë deri në maksimum rolin dhe abuzimet e mundshme për sa i përket përdorimit të burimeve për efekte elektorale, që mund të jenë të çdo lloj niveli”, tha ai.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga Partia Demokratike, Oerd Bylykbashi, ngriti si shqetësim rrjetin e patronazhimit të votës, ndërsa tha se kjo çështje duhet eliminuar pasi “infekton” të gjithë procesin zgjedhor.

Flitet për rrjetet e patronazhimit, i cili është një problem që duhet zgjidhur, duhet eliminuar dhe sistemi i patronazhimit ka të bëjë me faktin e kontrollit jo të votës, por kontrollit të votuesit, intimidimit dhe bërjen të besojë se nuk ka opsion tjetër dhe ne këtë në duhet ta ndalojmë qoftë dhe në gjykimin tonë, nëse është e nevojshme duke kriminalizuar elementë specifikë të saj”, tha ai.

Po ashtu, Velislav Ivanov, nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri u shpreh se zgjedhjet kërkojnë rregullat loje të barabarta për të gjitha palët politike, ndërsa shtoi se punonjësit e administratës duhet të mbajnë rol neutral në proceset zgjedhore.

Ai theksoi se është e domosdoshme të ketë një ndarje të qartë mes rolit të partive politike dhe rolit të shtetit.

Për BE, reforma zgjedhore do të thotë shumë më shumë se sa të ndryshosh legjislacionin. Ka të bëjë me besimi e qytetarëve në institucionet demokratike që mbrojnë interesin publik, që zgjedhjet të jenë konkurruese dhe çdo garues të konkurrojë në kushte të barabarta. Zgjedhjet përbëjnë një standard të demokracisë, përbëjnë një pjesë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit të Shqipërinë në BE, prandaj BE ka inkurajuar vazhdimisht zgjedhje gjithëpërfshirës, që kanë një pronësi të përbashkët mes të gjithë partive politike. Duhet një ndarje të qartë midis shtetit dhe partitive politike, neutralitet të administratës publike, një fushë të barabartë lojë për të gjithë garuesit politikë dhe mbrojte efikase të votuesve nga ndikimet e paligjshme“,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights