📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Untitled design sd 6 800x450 sd
Shtyhet seanca ku pritej mbrojtja e Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos. Siç raportohet, gjatë apelimit të palëve rezulton se është prezente Ema Çoku, por nuk janë prezentë avokatët e saj. Avokatët e Çokut kanë paraqitur kërkesë për shtyrje seance sepse e kanë të pamundur të jenë të pranishëm. Nuk është prezente Fatime Kryemadhi, por është e pranishme avokatja e saj Esmeralda Rama. Pirro Xhixho është i pranishëm së bashku me avokatët. Diskutimet në sallë Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi: Duke qenë se e pandehura Çoku është pa mbrojtës, si fillim konstatojmë se kërkesa e avokatëve të saj është e pajustifikuar. Gjykata: Kjo e pandehur nuk është bërë asnjëherë pengesë për procesin. Avokati Klodian Skënderaj: Ne jemi të mendimit që seanca duhet të vijojë dhe të caktohet një seancë tjetër. E pandehura Ema Çoku: Nuk kam asgjë për të thënë. Gjykata: Në kushtet kur, për seancën e sotme, e pandehura Ema Coku është pa mbrojtje, marrë parasysh që muaji gusht është muaj pushimi për gjyqtarët, si datë seance do të caktohet data 14 shtator, ora 13:00.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights