📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 27 100031 696x351

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka drejtuar sot një mesazh maturantëve, me rastin e nisjes së raundit të parë të aplikimeve për studimet e larta, duke i ftuar të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara.

Në një mesazh drejtuar maturantëve, Kumbaro theksoi se portali U-Albania do të jetë i hapur nga 27 korriku deri më 1 gusht, periudhë gjatë së cilës kandidatët mund të përzgjedhin online deri në 10 programe studimi.

Kumbaro tha se “nga data 27 korrik deri më 1 gusht do të jetë i hapur portali U-Albania, ku të gjithë maturantët që dëshirojnë të aplikojnë online për studimet e larta mund ta bëjnë këtë duke nisur nga sot. Keni 10 mundësi zgjedhjeje. E di që keni punuar shumë dhe jeni përgatitur për këtë moment. Ju inkurajoj të aplikoni aty ku janë dëshirat, ëndrrat dhe talentet tuaja”, theksoi Kumbaro.

Kumbaro siguroi maturantët se gjatë gjithë javës strukturat e Ministrisë së Arsimit do të jenë në dispozicion të tyre për t’i asistuar gjatë procesit të aplikimit.

“Kjo do të jetë një javë intensive. Të gjitha strukturat tona do të jenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë, për t’ju shërbyer dhe për t’iu përgjigjur kërkesave tuaja, me qëllim që ky proces të ecë sa më mbarë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi se “të gjitha mundësitë janë të hapura për ju në universitetet shqiptare, me programe të reja studimi, staf akademik të përgatitur dhe investime të reja në auditorë”.

“Ju uroj punë të mbarë në këtë etapë të re të jetës suaj. Ju uroj kurajë dhe mezi pres t’ju takoj në tetor në vitin e ri akademik në auditorët e universiteteve tona”, tha Kumbaro.

Maturantët do të kenë në dispozicion 6 ditë për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi, si hap i parë drejt regjistrimit në universitet.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights