📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Bresh 696x392

Një stuhi e fortë me reshje të dendura shiu, breshër dhe erëra të forta ka përfshirë të premten qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar probleme në disa rrugë dhe vështirësi në qarkullim.

Sipas medieve reshjet intensive kanë sjellë grumbullim uji në disa akse rrugore, ndërsa moti i paqëndrueshëm ka prekur fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Përrenjasit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kishte paralajmëruar më herët për përkeqësim të kushteve atmosferike, me reshje shiu me karakter lokal, shtrëngata afatshkurtra, shkarkesa elektrike dhe breshër, kryesisht në zonat veriore dhe lindore të territorit.

Ndërkohë, për shkak të përkeqësimit të motit në det, kapiteneritë e Porteve Vlorë dhe Sarandë kanë vendosur ndalimin e daljes në det të hapur për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit deri në orën 06:00 të 25 korrikut.

Kufizimi prek mjetet që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, si dhe në zonat Dhërmi–Himarë, Borsh dhe Ksamil, ku parashikohen erëra të forta dhe dallgë deri në 3,5 metra.

Institucionet e linjës vijojnë monitorimin e situatës, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të respektojnë njoftimet për kushtet atmosferike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights