📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
99782 screenshot 2026 07 20 151549 s

Tensione u shënuan sot në sallën e Kuvendit gjatë nisjes së prezantimit të raporteve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe penguan vijimin e raportimit nga pala e mazhorancës.

Pas përfundimit të diskutimeve për procedurë dhe njoftimit të nisjes së prezantimit të raporteve përkatëse të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për reformën territoriale, deputetët e opozitës u pozicionuan në foltoren e Kuvendit, duke mos lejuar vijimin e fjalës nga bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u kërkoi deputetëve të lejonin vijimin normal të seancës dhe u la kohë bashkëkryetarëve të komisionit, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi, për të paraqitur gjetjet e punës së komisionit.

Për shkak të bllokimit të foltores dhe pamundësisë për të vijuar raportimin, Peleshi njoftoi një pushim prej 5 minutash deri në lirimin e foltores.

Debatet për Reformën Administrativo-Territoriale nisën që në fillim të seancës, pasi opozita kërkoi zgjatjen e mandatit të Komisionit të Posaçëm me tre muaj, kërkesë që u rrëzua nga mazhoranca.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mandati i komisionit ka përfunduar dhe se ai nuk mund të zgjatet, duke argumentuar se në seancën e sotme do të paraqiten vetëm gjetjet e punës së bërë dhe jo miratimi i një reforme të re territoriale.

Ndërkohë, opozita pretendon se objektivat e komisionit nuk janë përmbushur dhe se raportet duhet të ishin shqyrtuar në një proces më të gjatë konsultimi.

Seanca plenare vijon mes tensioneve politike, ndërsa jashtë Kuvendit protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë më herët në përplasje gjatë tubimit të qytetarëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights