📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 22 090542 696x644

IHMK njofton se të mërkurën Kosova do të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, rrebeshe dhe shkarkime rrufesh në disa zona. Temperaturat do të bien, me vlera nga 13 deri në 26°C, ndërsa era do të fryjë nga veriperëndimi. Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë pasdites për shkak të rrebesheve dhe aktivitetit elektrik në atmosferë.

Ministria e Infrastrukturës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të mërkurën të mos mos bëjnë lëvizje të panevojshme dhe të shmangin qarkullim, pos në rastet kur kjo është e domosdoshme.

Paralajmërimi i këtij dikasteri qeveritar vjen pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës se gjatë ditës së sotme (22 korrik) në të gjithë territorin e vendit priten stuhi me bubullima, reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta.

Duke u bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të tregojnë kujdes të shtuar, Ministria e Infrastrukturës thotë se kushtet atmosferike mund të shkaktojnë dukshmëri të reduktuar, rrugë të rrëshqitshme dhe pengesa në komunikacion si pasojë e erërave dhe reshjeve të fuqishme.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin qarkullimin, përveç rasteve kur është i domosdoshëm, të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë dhe të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve.

Po ashtu, kjo ministri apelon që të mos parkohen nën pemë, pranë shtyllave elektrike apo objekteve që mund të rrëzohen nga era, ndërsa kur është e mundur të vendosen në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta.

Po ashtu, është bërë thirrje të respektohet sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e autoriteteve kompetente.

Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo ministri, thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve do të jenë në gjendje gatishmërie për të reaguar ndaj çdo situate që mund të paraqitet në infrastrukturën rrugore.

“Siguria juaj është prioritet. Ju lutemi, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë stuhive”, thuhet në komunikatën e MI-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights