📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Akas 696x487

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) vijon të shënojë rezultate pozitive në administrimin e aseteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e siguruara nga qiradhënia e tyre.

Gjatë periudhës janar–qershor 2026, të ardhurat nga qiradhënia arritën në 131.5 milionë lekë, krahasuar me 99.8 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 31.7 milionë lekësh, ose 31.7% më shumë në raport me një vit më parë.

Rritja e të ardhurave është rezultat i administrimit më efikas të portofolit të pasurive, zgjerimit të pasurive të dhëna me qira, si dhe ndjekjes së një politike aktive për maksimizimin e vlerës ekonomike të aseteve që administrohen nga Agjencia.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, të ardhurat mujore nga qiradhënia kanë qenë vazhdimisht më të larta se në të njëjtët muaj të vitit 2025, duke reflektuar një trend të qëndrueshëm rritës. Në muajin qershor, të ardhurat arritën në rreth 22.9 milionë lekë, kundrejt 18.2 milionë lekëve në qershor 2025.

AAPSK mbetet e angazhuar për të garantuar administrimin transparent, profesional dhe efikas të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me synimin që këto asete të gjenerojnë të ardhura në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Rritja e vazhdueshme e të ardhurave nga qiradhënia konfirmon se administrimi aktiv i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është një instrument i rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e vlerës së tyre, por edhe për krijimin e të ardhurave që mbështesin financimin e institucioneve ligjzbatuese dhe projekteve me interes publik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights