📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Donald trump 3 gty gmh 251125 1764091163945 hpMain 696x471

Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi dje në mesnatë se sulmet e fundit ndaj objektivave në Iran u kryen si përgjigje ndaj vrasjes së ushtarakëve amerikanë në rajon.

“Pikërisht ata njerëz të mëdhenj, ata patriotë të mëdhenj, po luftonin që Irani të mos ketë armë bërthamore”, tha  presidenti Trump para gazetarëve pas kthimit nga finalja e Kupës së Botës FIFA. “Ne i goditëm shumë fort përsëri sonte”, shtoi ai.

Presidenti amerikan theksoi se sulmet u kryen për nder të ushtarakëve të rënë.

Trump pretendoi gjithashtu se Irani ka pësuar humbje të rënda ushtarake gjatë konfliktit.

“Ata kanë humbur pothuajse gjithçka nga ana ushtarake. U kanë mbetur shumë pak. Kanë ende disa raketa, disa dronë dhe një kapacitet të kufizuar prodhimi, por jo shumë,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit.

“Ne e kontrollojmë ngushticën. Ata nuk kontrollojnë asgjë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Trump.

Megjithatë, Irani e kundërshton këtë pretendim, duke deklaruar se një marrëveshje kuadër e arritur në mesin e muajit qershor i jep Teheranit përgjegjësinë ekskluzive për administrimin e kësaj rruge strategjike detare.

Konflikti për Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për transportin global të energjisë, është përshkallëzuar sërish që nga fillimi i muajit.

Gjatë javës së fundit, SHBA-ja ka regjistruar numrin më të lartë të humbjeve ushtarake në këtë konflikt. Të shtunën, ushtria amerikane njoftoi vdekjen e dy ushtarakëve në sulme iraniane, viktimat e para të raportuara që nga fazat e hershme të konfliktit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) konfirmoi dje se një tjetër ushtarak amerikan humbi jetën të shtunën në veri të Irakut, gjatë çaktivizimit të municioneve të pashpërthyera nga një dron iranian i rrëzuar. Me këtë rast, numri i ushtarakëve amerikanë të vrarë në konflikt ka arritur në 17 veta.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights