📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia sd

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku është konfliktuar oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, Mihal Velço.

Ai i është shprehur se ishte duke udhëtuar me motor kur dëgjoi një grup personash të panjohur që e shanë dhe e ofenduan.

Ai tregon se zbriti nga motori dhe u përlesh fizikisht me ta, duke theksuar se nuk njihte asnjërin prej personave dhe se ngjarja ndodhi në orët e vona të natës.

Sipas tij, pjesa tjetër e rrethanave i përket hetimit.

Ai shton se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe se nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi konflikti ishte i çastit dhe, pas një përleshjeje të shkurtër, të gjithë personat e përfshirë u larguan.

Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme të Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kontrolluar banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ndërsa puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights