📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
748287250 1585052866998814 5697582257365695616 n 1 696x714

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë.

Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.

Për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton,  Eral Construction Company dhe Beton Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim.

Marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, IKMT gjen rastin tu bëjë thirrje veçanërisht të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në vijën bregdetare të tregojnë vëmendje të shtuar në respektimin e detyrimeve ligjore për mjedisin.

IKMT mbetet e vendosur të mos tolerojë dhe do të ndëshkojë çdo rast të shkeljeve ligjore në fushën e ndërtimit, mjedisit dhe pyjeve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights