📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
7c3d26b9 d8bd 4fd2 a5a7 448255ab87de 696x464

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shprehur kritika ndaj Radiotelevizionit Shqiptar gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, duke e cilësuar televizionin publik si një institucion që vijon të mos përmbushë pritshmëritë.

Gjatë shqyrtimit të vlerësimin të veprimtarisë së RTSH për vitin 2025, Balla u shpreh se, duke folur si një qytetar i thjeshtë dhe jo si drejtues politik apo deputet, mendon se RTSH “vazhdon të jetë një dështim i madh” dhe “një harxhim parash kot”.

“Pavarësisht vlerësimeve tejet pozitive të skrutinitetit që bën Kuvendi, të paktën duhet ta themi troç që televizioni nuk është se po ngrihet në atë nivelin që do të kishim dashur të gjithë për një televizion publik, pas kaq shumë vitesh përpjekjesh dhe pas kaq shumë drejtorësh të ndryshuar”, u shpreh Balla, ndërsa u shpreh optimist për ndryshimin e mënyrës së kontrollit parlamentar mbi RTSH-në, duke theksuar se mbikëqyrja periodike, dhe jo vetëm ajo vjetore, pritet të japë rezultate.

Megjithatë, Balla pranoi se mbetet skeptik për të ardhmen e televizionit publik.

“Por, si njeri shpresëplotë që jam, nuk kam shpresë që Radio Televizioni Shqiptar do të bëhet. Ky është këndvështrimi im personal”, deklaroi kreu i grupit socialist.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights