📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
IMG 2067 696x377

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari përgëzoi sot Forcën Operacionale dhe partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) për arrestimin e dy personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës.

Lamallari deklaroi se këta persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shkup.

“Krimi është më i dobët përballë një fronti të përbashkët të agjencive brenda dhe jashtë vendit dhe qytetarëve që distancohen dhe raportojnë çdo paligjshmëri apo person të rrezikshëm që përpiqet të përfitojë në kurriz të tyre dhe shtetit të së drejtës”, tha ai.

Ky operacion i përbashkët ndërkombëtar i koduar“Fury”, u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe partnerët amerikanë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS).

Operacioni ndërkombëtar i koduar“Fury” çoi në arrestimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në pranga ranë M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji.

Sipas Policisë, ndaj tyre Interpol kishte lëshuar urdhra arresti ndërkombëtar për veprat penale të vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje dhe kryerjes së veprave penale në kuadër të një organizate kriminale.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights