📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Photo collage.png

Kavaja përkujtoi sot 36-vjetorin e rënies së dëshmorit të parë të demokracisë, Josif Budo, me një ceremoni të organizuar në qendër të qytetit.

Në aktivitet morën pjesë familjarë të dëshmorit, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtues të Partisë Demokratike, anëtarë të Shoqatës “26 Marsi”, si dhe dhjetëra qytetarë.

Sipas traditës, ceremonia nisi me interpretimin e Bandës Frymore të qytetit, e cila ekzekutoi pjesë muzikore në nderim të figurës së Josif Budos.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, i cili vlerësoi figurën dhe sakrificën e dëshmorit, duke theksuar se emri i Josif Budos mbetet simbol i luftës për demokraci dhe liri.

Në fjalën e tij, Qosja përcolli edhe një mesazh politik, duke deklaruar se Kavaja ka qenë dhe mbetet djepi i demokracisë, ndërsa u shpreh se qyteti duhet të vazhdojë të drejtohet nga forcat e djathta.

Më pas, kryetari i Shoqatës “26 Marsi”, Tahir Okshtuni, bëri apel për ruajtjen e kujtesës historike dhe për vlerësimin e figurës së Josif Budos, duke theksuar se sakrifica e tij nuk duhet të harrohet dhe se historia duhet të dokumentohet me përgjegjësi për brezat që vijnë.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, dega Kavajë, Rudin Hylviu, u përkul me respekt para figurës së dëshmorit, duke theksuar se liritë dhe të drejtat që gëzojnë sot qytetarët janë rezultat i sakrificës dhe gjakut të Josif Budos dhe të gjithë atyre që kontribuan për vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Në përfundim të ceremonisë, të pranishmit vendosën kurora me lule pranë bustit të Josif Budos, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Homazhet vijuan edhe pranë bustit të dëshmorit të kombit, Indrit Cara, i cili dha jetën në luftën për çlirimin e Kosovës, ku përfaqësuesit institucionalë dhe qytetarët vendosën gjithashtu kurora me lule.

Ceremonia u mbyll me një koktej të organizuar nga organizatorët, ku morën pjesë familjarët e dëshmorëve, të ftuarit dhe qytetarët e pranishëm, duke përmbyllur aktivitetin përkujtimor kushtuar figurave që kanë lënë gjurmë në historinë e demokracisë dhe të kombit shqiptar.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights