📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
WhatsApp Image 2026 07 07 at 12 sd

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor institucionet shtetërore për të monitoruar dhe kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, në kulmin e protestave të fundit.

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi këtë si një sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

Sipas Berishës, qeveria ka urdhëruar Policinë e Shtetit dhe shërbimet informative që të monitorojnë veprimtarinë digjitale të protestuesve dhe të qytetarëve, jo vetëm për komentet kundër qeverisë, por edhe për vlerësimet negative ndaj bizneseve që ai i konsideron të afërta me pushtetin.

“Edi Rama ka si qëllim kryesor kontrollin e komenteve të qytetarëve kundër tij dhe qeverisë së tij;

Me policimin digjital, po përgatitet terreni që ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi.

Prandaj, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe, si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë, mendimit dhe shprehjes, vendimin e Edi Ramës për kontrollin dhe policimin e rrjeteve sociale të qytetarëve, si dhe të statuseve e komenteve të tyre në këto rrjete.

Partia Demokratike do kerkojë komision hetimor parlamentar të kësaj veprimtarie antikushtetuese të narko-institucioneve të regjimit të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights