📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
20260703072540 accident rep 2026 07 522ef7c4442cdb236b96a732788baa59 1200x675 1 696x371

Të paktën 40 persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur, pasi një autobus që lëvizte me shpejtësi doli nga rruga dhe ra në një humnerë, në provincën e Balochistan-it, në jugperëndim të Pakistanit, njoftuan autoritetet.

Autobusi ishte nisur nga qyteti i Quetta-s drejt Peshawar-it, kur aksidenti ndodhi rreth mesit të itinerarit.

Sipas zyrtarit të policisë Ali Raza, dyshohet se shpejtësia e lartë ka qenë shkaku kryesor i tragjedisë, megjithatë hetimet do të përcaktojnë arsyen e saktë të aksidentit.

Zyrtarët e shpëtimit bënë të ditur se, përdorën pajisje prerëse dhe makineri të posaçme, për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit nga autobusi, i cili ishte shkatërruar plotësisht nga rënia.

Të plagosurit dhe trupat e viktimave, u transportuan me ambulanca drejt spitaleve dhe klinikave më të afërta.

Sipas autoriteteve, disa prej të plagosurve, ndodhen në gjendje kritike, dhe ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Pakistani përballet çdo vit, me mijëra viktima në aksidente rrugore, të shkaktuara kryesisht nga infrastruktura e dobët, mirëmbajtja e pamjaftueshme e mjeteve dhe standardet e ulëta të sigurisë në trafik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights