Policia e Selanikut arrestoi 5 shtetas shqiptarë të cilët janë anëtarë të një grupi aktiv në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të cilëve u janë sekuestrua mbi 37.5 kilogramë lëndë narkotike dhe 37 bimë.
5 shqiptarët e arrestuar janë të moshave 40, 26, 31, 27 dhe 35 vjeç, ndaj të cilëve sipas rastit është hapur dosja penale për shkelje të ligjit për drogën dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë.
Anëtarët e organizatës ishin bashkuar me qëllim rritjen e fidanëve të kanabisit, kryesisht në zona të paarritshme të vendit, vjeljen, përpunimin e më pas transportin dhe shpërndarjen brenda territorit grek dhe kryesisht në zonën e Selanikut.
Bëhet me dije se 35-vjeçari i ka rezistuar fort arrestimit, duke goditur policët, ndërsa fillimisht ka tentuar të ikë por pa sukses.