📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Dogu

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka miratuar udhëzimin e ri “Për zbatimin e rregullit të kompetencës territoriale”, i cili synon unifikimin dhe standardizimin e procedurave të zbatimit të kompetencës territoriale, përcaktimin e qartë të rasteve të përjashtimit nga ky rregull, si dhe rritjen e efikasitetit në administrimin e formaliteteve doganore.

Sipas njoftimit të Doganave, udhëzimi konsolidon në një akt të vetëm rregullimet e mëparshme administrative në këtë fushë, duke krijuar një praktikë të unifikuar për të gjitha strukturat doganore, në përputhje me parashikimet e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet këtij akti përcaktohen në mënyrë të qartë rregullat për zbatimin e kompetencës territoriale në procedurat e importit dhe eksportit, si dhe rastet kur, për shkak të natyrës së mallrave, mënyrës së transportit apo rrethanave të veçanta, formalitetet doganore mund të kryhen në një degë doganore të ndryshme nga ajo territorialisht kompetente.

Udhëzimi parashikon gjithashtu standardizimin e procedurave për formalitetet e përqendruara doganore për kategori të caktuara mallrash, trajtimin e ngarkesave grupazh dhe të ngarkesave me mallra të përziera, si dhe procedurat që ndiqen në rastet urgjente, të forcës madhore apo rrethanave të paparashikuara.

Një tjetër element i rëndësishëm është përcaktimi i procedurës së aplikimit për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale nëpërmjet portalit e-Albania, duke krijuar një mekanizëm të qartë dhe transparent për shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu, udhëzimi mundëson, në rastet e parashikuara, kryerjen e formaliteteve doganore pranë Degës Doganore Tiranë për mallrat që paraqiten në këtë degë nëpërmjet regjimit të transitit, me synim shmangien e ridërgimit të tyre drejt degëve të tjera territorialisht kompetente dhe lehtësimin e procedurave për operatorët ekonomikë.

“Zbatimi i këtij udhëzimi kontribuon në unifikimin e praktikës administrative, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërisë së vendimmarrjes, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të procedurave doganore, duke ruajtur njëkohësisht të paprekur kompetencat e autoriteteve doganore për ushtrimin e kontrolleve dhe verifikimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights