📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
PL SPAK.mpg snapshot 00.52.863 1024x576

Grupi i protestuesve mëngjesin e kësaj të mërkure, 1 korrik, u zhvendos para derës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të sjellë librin “Albanian Files”.

Në libër janë rreth 570 projekte të miratuara nga qeveria shqiptare në të gjithë territorin. Protestuesit e kanë dorëzuar këtë libër në ambientet e SPAK, me qëllim për të nisur hetimet në lidhje me kryeministrin Edi Rama.

Raportohet se dy prej përfaqësuesve të protestuesve janë futur brenda Prokurorisë së Posaçme dhe kanë dorëzuar te punonjësit e sigurisë edhe librin “Albanian Files”.

Ndërkohë që është duke u përgatitur edhe kallëzimi penal në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama, por edhe ashtu të disa personave të tjerë. Para SPAK, protestuesit lexuan dhe një deklaratë, ku pretendojnë se qytetarë të Republikës së Shqipërisë janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, për të kryer të gjitha veprimet e mëtejshme hetimore.

Sipas grupit organizator të protestës ka dyshime të forta se kryeministri Rama është në situatën e konfliktit të interesit për disa projekte që kanë miratuara. Protestuesit dyshojnë se ndryshimet e ligjeve, sidomos ai për investimet në zonat e mbrojtura dhe në zonat strategjike është bërë pikërisht për çështje porosie dhe çështje interesash.

Prej gati 31 ditësh qytetarë të shumtë me pankarta dhe thirrje kanë protestuesit në sheshin para Kryeministrisë, kundër kryeministrit Rama, investimit në zonën e Zvërnecit dhe një sërë çështjesh të tjera.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights