Policia ka ndërhyrë gjatë protestës duke shoqëruar disa protestues, pasi këta të fundit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar mbi numrin e të shoqëruarve apo akuzat që mund të ngrihen ndaj tyre.
Lironi çunat!
Këto janë disa prej thirrjeve që po lëshojnë protestuesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë lirimin e Dritan Goxhajt dhe një tjetër protestuesi.
Ata kanë bërë thirrje se protestuesit u tërhoqën zvarrë, ndërsa pohuan se nuk do të lëvizin nga aty deri në lirimin e qytetarëve.
“Arrestoni Ballukun!”.
Prej disa orësh po vijon protesta në kryeqytet, ndërkohë që tubimi masiv do të vijojë edhe përgjatë mbrëmjes.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri kanë shkuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë kërkuar informacion për protestuesit e ndaluar para Kuvendit, se në kë komisariat janë dërguar.
Agron Shehaj: Protestuesit e dhunuar po shprehim kundërshtinë e tyre. Janë shoqëruar 6 protestues, dy janë të 1, dy te 2-shi dhe 2 te 4. Do të shkojmë ti shohim, pasi u dhunuan para kamerave, dhe me gjasa që mund të jenë dhunuar dhe atje. Do të shkojmë në secilin komisariat dhe do të shohim se si janë trajtuar.
