📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
E6ddd25a6018f63b3edfff97d5e38874 696x464

Të paktën 164 persona kanë humbur jetën dhe 971 të tjerë janë plagosur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën brenda një minute, sipas bilancit më të fundit të bërë publik nga presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave pritet të rritet, pasi ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura, ku dhjetëra ndërtesa janë shembur ose kanë pësuar dëmtime të rënda.

Shteti bregdetar i La Guaira, pranë kryeqytetit Karakas, është shpallur zonë fatkeqësie. Sipas autoriteteve, bilanci paraprak nuk përfshinte ende viktimat nga kjo zonë, e cila konsiderohet më e prekura nga katastrofa.

Në qytetin Catia La Mar mungon energjia elektrike dhe shumë banorë e kanë kaluar natën në rrugë, ndërsa të tjerë kërkojnë familjarët dhe të mbijetuarit mes rrënojave. Gazetarët në terren raportojnë ndërtesa me çarje të mëdha, mure të shembura dhe godina të shkatërruara plotësisht.

Shefi i operacioneve të Grupit të Bashkuar të Shpëtimit të Venezuelës, Jose Pacheco, bëri thirrje urgjente për pajisje teknike dhe përforcime nga ekipet e shpëtimit në Karakas.

“Na duhen pajisje të specializuara dhe mbështetje njerëzore. Ekipet që kanë përvojën dhe mjetet e nevojshme duhet të vijnë sa më shpejt në La Guaira”, deklaroi ai.

Dy tërmetet me magnitudë 7,2  dhe 7,5 ballë të shkallës Rihter janë më të fuqishmit që kanë goditur Venezuelën në më shumë se një shekull, ndërsa disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën dhe Bashkimin Evropian, kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar vendin në përballimin e pasojave të katastrofës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights