📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image

Paga mesatare mujore në Shqipëri gjatë vitit 2025 arriti në 84 mijë lekë bruto. Megjithatë, pavarësisht rritjes së pagave, gratë vazhdojnë të marrin më pak të ardhura se burrat në pjesën më të madhe të profesioneve.

Mesatarisht, një burrë është paguar me 86 mijë lekë në muaj, ndërsa një grua me 82 mijë lekë. Diferenca mes pagave ka zbritur në rreth 4.5%, duke shënuar nivelin më të ulët të viteve të fundit.

Disa vite më parë, burrat paguheshin mesatarisht 10-11% më shumë se gratë.

Në shumicën dërrmuese të profesioneve, burrat vijojnë të kenë paga më të larta. Vetëm në pak raste gratë rezultojnë më të paguara. Kjo ndodh kryesisht në pozicione drejtuese, ku pagat e grave janë më të larta se ato të kolegëve meshkuj. Edhe në disa role të administratës dhe shërbimeve, gratë marrin paga pak më të larta.

Profesionet më të paguara në vend mbeten ato drejtuese, me paga që kalojnë 220 mijë lekë në muaj. Menjëherë pas tyre renditen specialistët e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të cilët marrin mesatarisht mbi 170 mijë lekë në muaj. Kjo fushë tashmë paguhet më shumë se shumë pozicione të larta në sektorin e prodhimit.

Nga ana tjetër, diferencat më të mëdha mes grave dhe burrave shfaqen në sektorin e bujqësisë. Në këtë fushë, burrat paguhen pothuajse dy herë më shumë se gratë. Edhe në sektorë të rëndësishëm si shëndetësia dhe arsimi, burrat vijojnë të kenë paga më të larta.

Ndërkohë, profesionet me pagat më të ulëta në vend mbeten ato që lidhen me shitjen dhe ofrimin e shërbimeve në rrugë, ku të ardhurat mujore janë nën 50 mijë lekë. Në fund të listës renditet edhe bujqësia, ku shumë punonjës, veçanërisht gratë, vazhdojnë të kenë të ardhura dukshëm më të ulëta se mesatarja kombëtare.

Të dhënat tregojnë se diferenca mes pagave të grave dhe burrave po zvogëlohet gradualisht, por barazia e plotë në tregun e punës ende nuk është arritur.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights