📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
728607176 1677500960026092 4266800503565199335 n 696x549

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua sot ceremonia e prezantimit të drejtorit të ri Dashamir Spaho.

Në ceremoninë e prezantimit morën pjesë zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues i Lartë Sokol Bizhga, ish-drejtori i DVP Shkodër, Gentian Berberi, si dhe drejtues të strukturave në varësi të DVP Shkodër.

Gjatë prezantimit, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm vlerësoi punën dhe përvojën profesionale të Spaho dhe shprehu besimin se ai do të përmbushë me sukses detyrat, në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike, luftës kundër kriminalitetit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në qark.

Ndërkaq, Spaho shprehu mirënjohje për besimin e dhënë, si dhe angazhimin për të punuar me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe komunitetin, me qëllim garantimin e sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve të qarkut Shkodër.

Spaho theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë bashkëpunimi me qytetarët, si aleati kryesor në luftën kundër krimit. Në këtë kuadër, ai shprehu gatishmërinë e plotë, personale dhe në emër të shërbimeve të Policisë së Shkodrës, për të administruar shpejt dhe me profesionalizëm çdo kallëzim, shqetësim apo nevojë për ndihmë të qytetarëve të këtij qarku.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights