📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Policia e shtetit drejtori

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa drejtori vendore dhe komisariate policie në vend.

Drejtuesi Ardrit Elmazi, pasi u shpall fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Po ashtu, Drejtuesi Dashamir Spaho është emëruar drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa Drejtuesi i Parë Xhevahir Karaj do të drejtojë Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.

Ndërkohë, Drejtuesi Armir Gjikolaj, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas dorëheqjes nga posti me kërkesën e tij, është emëruar Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve, Kryekomisar Idris Daulle është emëruar Zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjithashtu, Kryekomisar Erion Duma është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër, ndërsa Komisar Klodjan Çeka do të drejtojë Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Po ashtu, Komisar Sokol Myrta është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights