Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në orët e mesditës dhe pasdites. Reshjet e shiut parashikohen afatshkurtra e lokale në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën lindore nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra e të izoluara me shkarkesa elektrike, në orët e mesditës e pasdites, ndërsa më pas pritet ndërprerje e reshjeve të shiut në të gjithë territorin.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 23/35 | Diell re shi |
| Kukës | 18/32 | Diell re shi |
| Lezhë | 24/35 | Diell re shi |
| Dibër | 16/31 | Diell re shi |
| Durrës | 21/34 | Diell re |
| Tiranë | 23/35 | Diell re |
| Elbasan | 23/36 | Diell re shi |
| Berat | 19/36 | Diell re shi |
| Vlorë | 22/36 | Diell re |
| Korçë | 16/30 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/33 | Diell re shi |
