📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Fc305f9e a9fd 4530 8e3c f223e76c13ea 1024x684 1 696x465

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri sot thirrje studentëve dhe pedagogëve që të angazhohen në mbështetje të protestës qytetare që po zhvillohet në vend, duke e cilësuar atë si një lëvizje të rëndësishme për mbrojtjen e demokracisë, mjedisit dhe të drejtave qytetare.

Në një takim me Departamentin e Arsimit të Partisë Demokratike, Berisha vlerësoi protestën si një reagim qytetar ndaj asaj që ai e konsideroi mungesë transparence dhe shkelje të të drejtave të komuniteteve në proceset vendimmarrëse.

Sipas tij, protesta ka marrë përmasa të gjera dhe përfaqëson një mobilizim të rëndësishëm qytetar, ndërsa Partia Demokratike ka vendosur ta mbështesë atë për shkak të kauzave që ngre.

Berisha akuzoi qeverinë për qasje autoritare në qeverisje dhe përsëriti qëndrimin e opozitës se zgjedhjet e zhvilluara në vend nuk kanë garantuar standarde të plota demokratike.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së ndaloi edhe te çështjet mjedisore, duke akuzuar qeverinë për dëmtim të zonave të mbrojtura dhe pasurive natyrore të vendit.

Ai përmendi Parkun Kombëtar të Dajtit, zonën e Shëngjergjit, Leskovikun dhe Butrintin, duke theksuar se opozita ka kundërshtuar ndryshimet ligjore që, sipas saj, kanë cenuar mbrojtjen e këtyre zonave.

Berisha u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve që të kontribuojnë në protestë dhe të mbështesin pjesëmarrjen qytetare.

“Roli i studentëve dhe roli juaj në mbështetje të saj është i jashtëzakonshëm”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se protesta duhet të vijojë në mënyrë paqësore.

Kreu i opozitës e cilësoi protestën si një mjet për të kërkuar ndryshime politike, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe garantimin e standardeve demokratike në vend.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights