📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ukraina1

Në kryeqytetin ukrainas Kiev, autoritetet raportojnë se pas sulmeve me raketa nga Rusia gjatë natës kanë humbur jetën të paktën nëntë persona.

Sulmet kanë shkaktuar gjithashtu dëme të rënda në objekte të rëndësishme, përfshirë edhe zonën e Manastirit të Shpellave dhe Katedralen e Fjetjes, një nga vendet më të shenjta të krishterimit ortodoks. Ministri i jashtëm ukrainas ka reaguar ashpër, duke e quajtur sulmin “barbar” dhe duke kërkuar ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ndalimin e përshkallëzimit të luftës.

Pas këtyre zhvillimeve, Polonia ka aktivizuar avionët luftarakë, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe radarët në një masë parandaluese, me qëllim garantimin e sigurisë së hapësirës së saj ajrore për shkak të afërsisë me zonën e konfliktit.

Ndërkaq, samiti i G7 po zhvillohet mes tensionesh të forta politike dhe mosmarrëveshjesh mes vendeve anëtare. Raportimet theksojnë përçarje brenda grupit dhe vështirësi në koordinimin e qëndrimeve, veçanërisht për çështje që lidhen me Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, në Bashkimin Europian, është hapur një debat i ri për përdorimin e paketës European Peace Facility për të rritur mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës. Përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme, Kaja Kallas, ka propozuar ndarjen e fondeve në disa pjesë: rimbursim për shtetet që kanë dërguar armë, blerje të reja të përbashkëta dhe financim për trajnimin e ushtarëve ukrainas. Megjithatë, disa shtete anëtare shprehen skeptike dhe nuk ka ende konsensus të plotë.

Duke u ndaluar po tek Ukraina, BE duket se po tregohet bujare me këtë vend dhe Moldavinë, duke iu hapur atyre portat. Ky hap shihet si sinjal politik i fortë për zgjerimin e unionit, edhe pse procesi pritet të jetë i gjatë dhe kompleks, me fokus fillestar në reforma si shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights