📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Berisha 2 1024x677

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë (15 qershor), në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Në hyrje të godinës, Berisha u prit nga disa simpatizantë demokratë, të cilët ai i takoi.

Në dalje nga SPAK, Berisha dha një deklaratë për shtyp, duke u ndalur fillimisht tek letra që ka lënë në institucion.

“Altin Hajrit, Gjokës, Troplinit dhe Ramës (ka shumë mbiemra ky njeri) armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon,por nuk harron.
Sali Berisha”.

Kryedemokrati u shpreh për gazetarët se sulmet e tij ndaj prokurorit të posaçëm, Altin Dumani, janë “të merituara”.

Një monstre të vërtetë të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilin Kushtetuta e detyron të hetojë krimin zgjedhor. Dhe unë kam sot detyrimin t’u informoj se nga 48 dosje të shqyrtuara, kanë penalizuar vetëm një.
Ndërkohë që farsa elektorale zgjedhore është universalisht e konfirmuar tashmë nga OSBE/ODIHR që vëzhgoi zgjedhjet, nga deputetët e Këshillit të Evropës, nga deputetët e Parlamentit Evropian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian dhe IBAR. Pra, me qindra fakte dhe dokumente të paraqitura nga opozita, por që të gjitha këto për armiqtë e votës së lirë janë hiç asgjë ose nuk ekzistojnë. Edhe njëherë, e ripërsëris, sulmet e mia të merituara ndaj Altin Troplinit dhe paraardhësit të tij, xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Kraja, kanë qenë të lidhura para së gjithash dhe mbi të gjitha me qëndrimin e tyre ndaj dosjeve të famshme të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës. Me atë akt ata dëshmuan në mënyrë flagrante armiqësinë ndaj votës së popullit opozitar
“, tha ai.

Kujtojmë se SPAK akuzon Berishën se ka ndikuar përmes ligjeve dhe akteve nënligjore në procedurën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, për të favorizuar dhëndrin e tij dhe përmes këtij të fundit është korruptuar. Akuzat janë mohuar prej tyre, duke i konsideruar si politike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights